Foto: Ilustrim

Zhduket një person, ishte nisur për në Preshevë

Një qytetare ka raportuar në Polici, në Prishtinë, për zhdukjen e bashkëshortit të saj.

Sipas ankueses, burri i saj kishte dalë nga shtëpia më 24 mars dhe ishte nisur për Preshevë.

Mirëpo, që nga ajo ditë nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Rasti, i cili po trajtohet si person i zhdukur, është duke u hetuar.