Deputeti Armend Zemaj në seancën e parë vjeshtore të Kuvendit; Foto: Screenshot nga transmetimi i Kuvendit

Zemaj kërkon shkarkimin e Arben Vitisë

Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ne seancën e parë vjeshtore të Kuvendit, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të tanishëm të Shëndetësisë, Arben Vitia, nën arsyetimin se e ka bërë Kosovën të tmerrshme me menaxhimin e pandemisë.

“Ky ministër i Shëndetësisë u tregua shumë i papërgjegjshëm, nuk e pranoi përgjegjësinë, por e pranoi gabimin. E gabimi kushton. Këtë gabim duhej ta merrte edhe kryeministri ta shkarkoj këtë ministër të Shëndetësisë i cili u tregua skandaloz në rajon dhe në mbarë Evropën” tha Zemaj.

Ai tha se me 2 gusht kur alarmi në rajon në botë se varianti Delta kishte përfshirë në masë të madhe në shpërndarjen e infeksionit dhe do të jetë i pranishëm në Kosovë, nuk pati organizim për menaxhim të pandemisë.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Vitia, dolën edhe para Kuvendit, të them me një gjuhë që ndoshta nuk është edhe shumë etike, duke u krekosur se pandemia ka marrë fund dhe qytetarët mund të ndihen të lirë, të jetojnë dhe veprojnë të lirë pa masa”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha që ka kërkuar nga kryeministri Kurti, angazhim të përbashkët për menaxhim të pandemisë, por nuk ka pranuar përgjigje.

“Një model i tillë krijon kriza por nuk zgjidh kurrfarë krize. Përballë kësaj nevoje emergjente e jo vetëm partisë që drejtojë pashë në drejtim të Kosovës, për shkak se Kosova është emëruesi i përbashkët. kryeministri Kurti nuk kishte vëmendje, përgjigje as iniciativë”, tha ai.