Ilustrim

Vushtrri, sulmohet me armë zjarri patrulla e Policisë

Një incident gjatë të cilit janë përdorur armë zjarri ka ndodhur sot në Vushtrri.

KALLXO.com mëson se persona deri më tani të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës së Policisë.

Burime të KALLXO.com thonë se oficerët e Policisë derisa ishin në patrullë  kishin synuar ta ndalin një veturë.

Por, personat që gjendeshin në këtë veturë kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të patrullës dhe me shpejtësi janë larguar në drejtim të fshatit Studime.

Në këtë incident, i cili ka ndodhur rreth ores 13:00, nuk është plagosur asnjëri polic.

Njësitë e Policisë janë vënë në kërkim të të dyshuarve por ende nuk janë kapur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve rajonale dhe krim-teknika.