![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2023/04/Arrestimi-720x474.jpg)
Ilustrim
‘Vrasje’ e ‘dhunë në familje’, veprat penale për të cilat dyshohet i arrestuari në aksionin anti-prostitucion në Pejë
I dyshuari në aksionin anti-prostitucion të Prokurorisë së Pejës, më 24.05.2024, u arrestua në regjionin e Pejës nën dyshimin per mundësim në prostitucion.
Sipas burimeve të KALLXO.com, i dyshuari për këtë rast është U. L., recidivist i veprave penale.
Siç mëson KALLXO.com, U. L. është një person i dyshuar i njohur për sistemin e sugurisë dhe atë të drejtësisë.
Kjo për faktin se i njëjti ka të kaluar kriminale e cila është evidentuar pas arrestimit.
Në dosjen që ka siguruar KALLXO.com për të kaluarën kriminale, U. L. dyshohet për veprat penale ‘Vrasje’, ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Aksident’, ‘Dhunë në familje’.
Arrestimin e të dyshuarit në Pejë për mundësim në prostitucion, më 24.05.2024, e konfirmoi Prokuroria Themelore në Pejë.
Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka njoftuar se janë duke u ndërmarr veprime tjera për këtë rast.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person për mundësim në prostitucion dhe njëkohësisht janë autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje me këtë rast” – ka thënë Nikçi.
KALLXO.com raportoi që Prokuroria në Pejë po zhvillon një aksion të anti-prostitucionit në këtë qytet.
Siç ka mësuar KALLXO.com, përveç arrestimit të U.L, njësitë policore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë kanë kryer disa bastisje në lidhje me këtë çështje.