Foto: KALLXO.com

Vrasja në Prishtinë: Policia gjen revolen 100 metra larg vendit të krimit

Policia e Kosovës ka gjetur revolen më të cilën dyshohet se është vrarë një person sot rreth orës 12:00 në Prishtinë.

Revolja është gjetur 100 metra larg vendit ku ka ndodhur krimi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Pak  me tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jete arma e përdorur nga i dyshuari”, tha ai.

Borovci ka thënë se është bastisur banesa e të dyshuarit për vrasje.

“Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit  por i njëjti nuk është gjetur aty. Ndërkohë që  është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin  në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja”, tha ai.

Sot në Prishtinë rreth orës 12:00 ka ndodhur një vrasje, i dyshuari për këtë vrasje sipas policisë pasi që ka kryer krimin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Detaje nga Policia për vrasjen në Prishtinë: Viktima dhe i dyshuari ishin në të njëjtën veturë