Seanca e Kuvendit më 17 shtator 2020, Foto: Kuvendi i Kosovës

Vjosa Osmani uron komunitetin boshnjak për ditën e tyre

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e sotme ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

“Më lejoni që sot në këtë ditë të veçante për  bashkëqytetarët tanë boshnjakë t’ua uroj atyre Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe të shpreh kënaqësinë për praninë e tyre në hartën shumëngjyrëshe të Kosovës”, tha ajo,

Osmani shtoi se populli i Kosovës u është shumë mirënjohës për kontributin historik të tyre në promovimin e jetës së përbashkët.

“Boshnjaket përfaqësojnë vlerë kulturore të Kosovës, duke pasuruar diversitetin gjuhësor e kulturor të vendit tonë, por ata janë edhe pjesë e rëndësishme e historisë së re të Kosovës”, tha mes tjerash Osmani.

Për ditën e komunitetit boshnjak kanë uruar edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ai i LDK-së, PDK-së,  AAK-së dhe 6+.

Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimin e seancës plenare, me vetëm një pikë të rendit të ditës e qe është zgjedhja e Avokatit të Popullit.