Berzati: Për tensionet në veri, komuniteti boshnjak informohej nga mediat e Serbisë e të Bosnjës, që ishin të njëanshme e tendencioze

Berzat Berzati nga media në gjuhen boshnjake “Kosova Info” ka folur për përhapjen e lajmeve të rreme te komuniteti boshnjak në Kosovë.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se në kohën e vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës qytetarët informohesh nga media në Serbi e Bosnjë.

Ai ka thënë se qysh para themelimit të këtij mediumi ata kanë pasur probleme sa i përket dezinformimit dhe lajmeve të rreme e tendencioze.

“Posaçërisht për shkak se gjuhët sllave të jugut shfrytëzonin informacione që vinin nga shtete tjera, të cilat nuk ishin të sakta. Dhe kur situata ishte e tensionuar, siç ishte rasti me barrikadat në veri, tensionet, etj, komuniteti ynë kryesisht informohej nga mediat në Serbi apo Bosnjë, të cilat ishin shumë të njëanshme, tendencioze, dhe përhapnin panik mes njerëzve, dhe njerëzit nuk kishin informacione të vërteta”- ka thënë ai.

Berzati tutje ka thënë se përmes medias së tyre kanë arritur që ta ndryshojnë atë interpretim të rremë, tendencioz, i cili përhapte panik mes njerëzve.