Vjen moti i ftohtë

Për dallim nga dita e djeshme, kur temperaturat maksimale kanë lëvizur nga 13 gradë në rrafshin e Kosovës deri në 17 C° nē rrafshin e Dukagjinit, situata meteorologjike parashihet të ndryshojë gjatë ditës së sotme.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu sot parashihet të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i jugperëndimit.

Kurse sa i përketë fushave termike, ato do të të shënojnë rënie të lehta në të dy vlerat ekstreme./21Media