Ilustrim

Vjedhje në një kafene në Mitrovicë

Një grua ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë përmes një dritare dhe kanë vjedhur disa para në lokalin e saj në Mitrovicën Veriore.

Sipas Policisë, të dyshuarit i kanë vjedhur asaj 100 dinarë serbë dhe pesë euro.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.