
Viti, arrestohet polici, dyshohet për kanosje dhe pengim të zyrtarëve të KEDS-it
Një zyrtar policor është arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në Viti.
Sipas njoftimit, ai po dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë të KEDS-it (Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë) në Viti, të cilët kanë qenë në detyrë dhe të asistuar edhe nga njësi policore.
Tutje thuhet se zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë “- thuhet në njoftim.
Ndërsa, tutje thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.