Pamje nga protesta e specializantëve. Foto: KALLXO.com.

VIDEO - Specializantët protestojë për shtesat e kujdestarive

Një grup i specializantëve kanë protestuar sot para administratës qendrore të QKUK-së për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së.

Ata thanë se po u nënshtrohen shantazheve dhe kërcënimeve nëse nuk dalin në punë gjatë vikendeve dhe se po paguhen në kundërshtim me ligjet dhe rregullore në fuqi që rregullojnë kujdestaritë dhe angazhim jashtë orarit të punë.

Arianit Zajmi, përfaqësues i specializantëve tha se ata po protestojnë për shkak të vendimit të 1 marsit (2023) të SHSKUK-së që i detyron të punojnë kundërshtim me Ligjin e Punë, pa pagesë, por edhe në kundërshtim me rregulloren për kujdestaritë gjatë natës dhe punën jashtë orarit të punës, e cila është siç tha ai, të miratuar në mbledhjen e 125 të nga Qeveria e Kosovës.

“Nga 1 marsi 2023 sipas vendimit të ShSKUKsë- dhe sipas letrës rekomandues të Bordit Specialistik, ne do të paguhemi në mënyrë të jashtëligjshme nga një vendim i cili është marrë vitin e kaluar nga ish- ministri Rifat Latifi, vendim i cili është shfuqizuar me hyrjen në fuqi të rregullores për kujdestaritë dhe punën jashtë orarit të punës” – tha ai.

Ai tha se specializantët kanë kërkuar takim me drejtues të SHSKUK-në, por që nuk kanë marrë përgjigje.

Ndërsa, Leonard Peci tha se specializantët po u nënshtrohen shantazheve e kërcënimeve nëpër klinika.

“Në sallat kirurgjikale po kërcënohen dhe se nuk do të futën në salla nëse nuk dali vikendeve, po kërcënohen edhe për metodat diagnostike, si ultrazëri, metodat endoskopinë, po na pengojë shkollimin tonë specialistik në formë shantazhi nëse ne nuk dalim më shumë se dy në kujdestari që është që është antiligjore dhe që dalim me pagesë 50 euro vikendeve, përkundër asaj që thotë ligji i punës” – tha ai.

Specializantët i bëjë thirrje qeverisë që të  zbatojë vendimet e saja.

Ata thanë se çdo dy- tre muaj po ballafaqohen me probleme të tilla dhe se  do të vazhdojnë protestat për, siç thanë ata mbrojtjen e të drejtave të tyre.