VIDEO - Pasi Burak Yilmaz humb penalltinë, tifozi turk gjuan me revole në drejtim të TV-së

Kombëtarja e Turqisë nuk do të shkojë në Kampionatin Botëror që organizohet këtë vit, pasi të enjten në mbrëmje u mposhtë nga Portgualia në fazën e Play Off me rezultat 3:1.

Fillimisht pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0 për Portugalinë, mirëpo në pjesë e dytë të ndeshjes fillimisht turqit shënuan për 2:1 përmes sulmuesit të Lille, Burak Yilmaz në minutën e 65-të ndeshjes.

Turqia pati shansin ideale për të barazuar rezultatin në minutën e 83-të takimit përmes një penalltie, por që pikërisht Yilmaz e shpërdoroi këtë mundësi.

E kjo mundësi e humbur e ka revoltuar një tifoz të Kombëtares së Turqisë që në shenjë pakënaqësie ka gjuajtur me revole në drejtim të TV-së.

Kjo video është bërë publike përmes rrjetit social Facebook.

Portugalia pas kësaj fitore do të përballet kundër Maqedonisë së Veriut që e mposhti Italinë.

Fituesi i këtij takimi e siguron një biletë për në Kampionatin Botëror që pritet të mbahet në Katar.V