Policia e Kosovës

Vetura me targa të Serbisë kapet duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Një rast i kalimit ilegal të kufirit ka ndodhur te martën në Leposaviq.

Sipas raportit policor, njësia policore ka ndaluar veturën me targa të Serbisë, i cili gjatë legjitimimit rezulton se ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.