Foto: REL/AFP

Vetëm ditën e djeshme mbi 100 vdekje nga Koronavirusi

 

Një total prej 108 të prekur nga ky virus kanë vdekur vetëm gjatë 24 orëve, numri i tyre është shënuar në Kinë që ka edhe numrin masiv të të prekurve.

Vendi i origjinës së këtij virusi është provinca Wuhan. Sipas të dhënave nga Komisioni i këshillit për shëndetësi, kjo është hera e parë që vdekjet brenda ditës kanë prekur tre shifra, më shumë se 100.

Numri ditor i vdekjeve ka filluar të rritet gjatë këtyre ditëve, që prej kur autoritetet e Kinës lëshuan raporte ditore.

Më 23 janar ishin raportuar 8 vdekje brenda ditës, kurse ky numër pas vetëm një muaji kalon numrin 100 te vdekjeve brenda ditës, raporton CNN.

Kurse para datës 23 janar numri i të vdekurve ishte 17.