Protesta e veteranëve të UÇK-së (06.06.2022)

Vendimi Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, OVL-UÇK-së paralajmëron protesta

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se Ligji për Pagën Minimale nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, duke i dhënë kështu të drejtë Qeverisë lidhur me këtë ligj.

Kushtetuesja ka vendosur që ndryshimet e ligjeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të verbrit, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk janë në kundërshtim me nenin për barazi para ligjit.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku.

Ai përmes postimit të tij ka bërë të ditur se ky vendim do të protestohet nga ana e OVL- UÇK.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme. Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur” – ka thënë Klinaku.

 

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës patën protestuar gjatë qershorit të vitit 2022 kundër miratimit të ligjit për pagën minimale, i cili lë jashtë këtë kategori.

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për Pagën Minimale