Vetura e Policisë së Kosovës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Vdes pacienti që dyshohet se u hodh nga dritarja e klinikës në QKUK

Një pacient në orët e mëngjesit është hedhur nga dritarja e një reparti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK.

Ai nuk i mbijetoi lëndimeve të marra pas hedhjes ndërsa QKUK ka thënë se tashmë rasti po hetohet nga organet e rendit.

Ky institucion ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ndodhi rreth orës 9 e 30 sot.

Sipas QKUK, ekipi i Klinikës së Kirurgjisë Torakale ishte njoftuar se një pacient është hedhur nga dritarja.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë”- thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor në Facebook.

Tutje thuhet në njoftim edhe se për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

KALLXO.com raportoi në lidhje me këtë rast.

QKUK Emergjenca

Një person bie nga lartësia e një reparti në QKUK, pëson lëndime trupore