foto: Ilustrim

Vdes një person pas aksidentit me traktior

Një person ka mbetur i vdekur pas aksidenti me traktor e cila ka ndodhur në rrugën lokale Bushincë-Carevc të Novobërdës.

Sipas raporti të policisë, shoferi i traktorit ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit ndërsa si pasojë ka vdekur pasagjeri.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.