Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdes një grua në Prizren, në vendin e ngjarjes policia gjen armë, thika e fishekë

Një grua raportohet se ka vdekur në Prizren, në mëngjesin e hershëm të datës 18.06.2024.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, 3 gëzhoja, 2 karikatorë, 4 thika, 198 fishekë të llojit të ndryshëm, pajisje të ndryshme të armëve si dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po hetohet nga organet e rendit.