Ilustrim

Vdes një grua në Institutin Special në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur në Institutin Special në Shtime.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në raportin policor.

Rasti i iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ka ndodhur dje në mesnatë.