Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Foto: CNN

Vdes Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik

Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij, ka vdekur në Moskë në moshën 92-vjeçare, raporton CNN.

Gorbachev vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

“Mikhail Sergeevich Gorbachev ka vdekur sonte pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë” – njoftoi Klinika Qendrore Spitalore, e cituar nga RIA / Novosti.

Pasi kishte ardhur në pushtet në vitin 1985, Mikhail Gorbachev kishte nisur një valë reformash politike dhe ekonomike, me synimin për ta modernizuar dhe demokratizuar Bashkimin Sovjetik, i cili po përballej me kriza të rënda.

Përkrahës i një politike të përafrimit me Perëndimin, më 1990 atij iu nda çmimi “Nobel për Paqe”.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 1991, ai ka mbajtur postin e presidentit të Bashkimit Sovjetik, para se të jepte dorëheqje më 25 dhjetor 1991, gjë që shënoi edhe fundin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).