Vdes gazetari dhe ish-redaktori i Radio Prishtinës, Ramiz Bala

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala.

Në telegramin e ngushëllimeve thuhet se me pikëllim të thellë e morën lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala.

“Bala ka qenë redaktor përgjegjës për kulturë në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe profesor e shkrimtar” – thuhet në telegram ngushëllimin e AGK-së.