Valbon Krasniqi, infektolog. Foto: Kallxo.com

Valbon Krasniqi: Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku

Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi, ka thënë se festën e Fitër Bajramit duhet ta festojmë nga shtëpitë tona.

Ai, tutje tha se, si çdo fillim, edhe pandemia do ta ketë një fund.

“Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi”, ka shkruar ai në Facebook.

“Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku. Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë”, thuhet në postimin e tij.

Nesër është dita e Fitër Bajramit. Liderët institucional kanë bërë thirrje që festimi i Bajramit të bëhet nga distanca dhe të shmangën takimet me njëri-tjetrin.

Një thirrje të tillë e ka bërë edhe i pari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.