Rektorati

foto; Denis Sllovinja

Universiteti i Prishtinës pagoi kompaninë pa përfunduar punët

Në projektin e përbashkët mes Ministrisë së Inovacionit dhe Universitetit të Prishtinës për projektin “Renovimi i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për nevojat e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarresisë në UP”, UP-ja ka paguar 10 mijë e 224 euro për punët të cilat nuk janë përfunduar, ndërsa 23 mijë 400 euro për pozicionet e projektit të cilat janë kryer pjesërisht.

Sipas, Zyrës Kombëtare të Auditimit organi mbikëqyrës kishte aprovuar dhe rekomanduar për pagesë situacionin e IV-të të këtij projekti, në vlerë 100 mijë e 722 euro, me datë 6 korrik të vitit 2020, si dhe situacionin e V-të në vlerë 102 mijë 589 euro, me datë 14 dhjetor 2020.

“Aprovimi i situacioneve dhe pagesa e faturave për punët e papërfunduara, përveç që është në kundërshtim me rregullat e aplikueshme të menaxhimit të parasë publike, rrezikon mos realizimin e projektit në përputhje me kushtet e kontratës si dhe ndikon në mospërfitimin e vlerës për para”, thuhet në raportin e auditorit.

UP, nëpërmes Letrës së Konfirmimit, ka pranuar të gjeturat e ZKA-së.