Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të marrë pjesë në emërimin e noterëve të rinj

Ambasadori gjerman Christian Heldt ka mirëpritur lajmin se Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të bëjë ekspertizë në zgjedhjen e noterëve të rinj.

Heldt përmes një publikimi në Twitter ka thënë se zgjedhja e noterëve nuk duhet të ngutet.

“Lajm i mirë nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: Pas bisedimeve me të gjithë palët e interesuara këtu, IUNL konfirmoi se ata do të marrin pjesë në procesin e rivendosjes së noterëve në Kosovë dhe do të japin mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare. Pra, nuk ka nevojë të nxitoni nominimet tani. Thx për të gjithë”, ka shkruar Heldt.

Lidhur me procesin e emërimit të noterëve ka pasur shumë reagime në publik lidhur me dyshimet se pati konflikt interesi gjatë procesit të përzgjedhjes së noterëve.

Madje ky proces u hetua edhe nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Pas hetimit, AKK ka dalë me një opinion se gjatë procesit të emërimit të noterëve është evituar konflikti i interesit.

Konkursi për noterë hetohet për konflikt interesi