Foto: KALLXO.com

Ministria e Drejtësisë hap konkurs për noterë në 35 komuna

Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për noter nëpër Komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit për konkurs, ministria ka shpallur 79 pozita të lira në 35 komuna të Kosovës.

Komunat në të cilat janë shpallur pozitat e lira janë: Dragash – 1 (një) pozitë të lirë; Ferizaj – 3 (tre) pozita të lira; Fushë Kosovë – 4 (katër) pozita të lira; Gllogoc – 2 (dy) pozita të lira; Graçanicë – 4 (katër) pozita të lira; Gjakovë – 3 (tre) pozita të lira; Gjilan-3 (tre) pozita të lira; Hani i Elezit – 1 (një) pozitë të lirë; Istog – 2 (dy) pozita të lira; Junik – 1 (një) pozitë të lirë; Kaçanik – 1 (një) pozitë të lirë; Kamenicë – 2 (dy) pozita të lira; Klinë – 2 (dy) pozita të lira; Kllokot – 1 (një) pozitë të lirë; Leposaviq –  1 (një) pozitë të lirë; Lipjan – 2 (dy) pozita të lira; Malishevë – 3 (tre) pozita të lira; Mamushë – 1 (një) pozitë të lirë; Mitrovica e Jugut – 2 (dy) pozita të lira; Mitrovica e Veriut – 3 (tre) pozita të lira; Obiliq – 2 (dy) pozita të lira; Partesh – 1 (një) pozitë të lirë; Pejë – 3 (tre) pozita të lira; Podujevë – 4 (katër) pozita të lira; Prishtinë – 6 (gjashtë) pozita të lira; Prizren – 6 (gjashtë) pozita të lira; Rahovec – 2 (dy) pozita të lira; Ranillug – 1 (një) pozitë të lirë; Skenderaj – 2 (dy) pozita të lira; Suharekë – 2 (dy) pozita të lira; Shtërpcë – 2 (dy) pozita të lira; Viti – 1 (një) pozitë të lirë, Vushtrri – 3 (tre) pozita të lira; Zubin Potok – 1 (një) pozitë të lirë; Zveçan – 1 (një) pozitë të lirë;

Gazeta Jeta në Kosovë raportoi ditë më për dyshime për konflikt të interesit pasi kryesuesi i komisionit, Nehat Idrizi, e pranoi se i ka hartuar pyetjet e testit të cilit i është nënshtruar e reja e tij.

Provimit me shkrim për noterinë me 15 e 16 qershor i janë nënshtruar 584 kandidatë prej të cilëve 235 e kanë kaluar provimin.

Që prej momentit të publikimit të emrave të kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin e noterisë me shkrim, ka pasur reagime e ankesa të shumta nga palët, të cilët po pretendojnë se ky provim u mbajt me shkelje të mëdha ligjore.

Një nga kandidatët që i është nënshtruar provimit me shkrim ka raportuar në platformën KALLXO.com me pretendimin se provimi i noterisë me shkrim është përfshirë në pa rregullsi të mëdha.

Të njëjtën ditë, burime të KALLXO.com brenda Agjensionit Kundër Korrupsionit (AKK) kanë konfirmuar se gjatë ditës agjencia ka kërkuar nga autoritetet e Ministrisë së Drejtësisë një raport mbi ngjarjet që ndërlidhen me konkursin e fundit për noterë.

https://kallxo.com/ministri-i-drejtesise-refuzon-raportimin-para-deputeteve-serish-akuza-ndaj-vetevendosjes/

https://kallxo.com/ministri-tahiri-reagon-cdo-gje-reformuese-eshte-e-papranueshme-per-vv/

https://kallxo.com/dyshimet-per-konflikt-interesi-ne-konkursin-per-notere-ministri-raproton-para-komisonit/