Dyshimet për konflikt interesi në Konkursin për Noterë, ministri raproton para Komisonit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pritet të raportojë para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.

Gjatë kësaj mbledhje ky komision poashtu do të diskutoj edhe lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kuvendi.

Komisioni gjithashtu shqyrton propozim vendimit të Qeverisë me kandidatët për Zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrton raportet e Komisioneve Kryesore për Projektligjin për Hetim Parlamentar, raportin për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, etj.

KALLXO.com ka raportuar për dyshimet për konflikt interesi në rastin e konkursit për Noterë.

Dyshime të forta për keqpërdorime në testin e noterisë

https://kallxo.com/konkursi-per-notere-hetohet-per-konflikt-interesi/

.