Ilustrim - Foto: REL/Reuters

Trumpi kundër bllokimeve të shteteve amerikane për shkak të coronavirusit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump i ka mbrojtur postimet e tij në Twitter, në të cilat ai dukej se miraton protestat kundër masave të rrepta të bllokimit në disa shtete amerikane.

Në konferencën e tij të së premtes, ai tha se disa masa të vendosura nga Minesota, Michigan dhe Virginia kishin qenë “shumë të vështira”, raporton BBC.

Më herët, ai shkroi në një seri të postimeve në Twitter, si “LIBERATE MINNESOTA”, “LIBERATE MICHIGAN” dhe më pas “LIRI VIRGINIA”.

Kufijtë, përfshirë urdhërat e qëndrimit në shtëpi, janë të nevojshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Por protestuesit thonë se ata po dëmtojnë qytetarët, duke kufizuar lëvizjen në mënyrë të paarsyeshme dhe duke mbytur aktivitetin ekonomik.

Shtetet e Bashkuara panë numrin më të lartë të vdekjeve ditore të enjten, duke regjistruar 4 mijë e 591 vdekje në 24 orë./

Përktheu-Emirjeta Vllahiu