Foto: RTK

Trump i drejtohet Vuçiqit me një kërkesë për Kosovën

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën.

Këtë kërkesë ai e ka parashtruar përmes një letre dërguar Vuçiqit, përmes ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey me rastin e ditës së Pavaraësisë së Serbisë, me 15 shkurt.

“ShBA dhe Serbia kanë një vizion të përbashkët për vendin tuaj, bazuar në thellimin e bashkëpunimit rajonal, forcimin e institucioneve demokratike, zgjidhjen paqësore të dallimeve midis fqinjëve dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për qytetarët serbë. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të mbetet përparësi në rrugën e integrimit evropian”, thuhet në letrën e Trump, raporton media serbe telegrafi.rs

“Ju mund të mbështeteni në të ardhmen në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugën drejt arritjes së qëllimit tuaj, anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe përpjekjeve për zbatimin e reformave që do të jenë të nevojshme për të arritur atë qëllim. Ju uroj një festë të gëzueshme të Ditës së Shtetësisë dhe mezi pres një partneritet edhe më të ngushtë midis dy vendeve tona “, thuhet në mes tjerash në letrën e Trump.

Dorëzimi i kësaj letre të Trump është bërë në një takim mes Vuçiq dhe ambasadorit, Godfrey.

Dialogu Kosovë-Serbi është pezulluar, pasi që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj vuri taksë ndaj produkteve serbe në fund të viti 2018.