Tri raste të reja me COVID-19 në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq

Janë regjistruar 3 raste të reja të coronavirus në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 72.

Këtë e ka konfirmuar Desanka Novakovic nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës në Mitrovicë të Veriut, raporton Kossev.

Dy raste e prekur me coronavirus janë raportuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut dhe një nga Leposaviqi.

Dy prej tyre janë vendosur në Qendrën e Studentëve dhe një ishte shtruar në spital.

Deri dje, ishin testuar gjithsej 584 persona, 72 prej tyre pozitivë në komunitetin serb.

Deri më tani, janë konfirmuar gjithsej 31 raste persona të prekur me coronavirus në Mitrovicën e Veriut (një person ka vdekur), në Zveçan, gjithsej 18, në Zubin Potok 13 dhe në Leposaviq 9 (njëri prej të cilëve ka vdekur), dhe një rast në Graçanicë.