Tri mini-biblioteka pritet të rifunksionalizohen këtë muaj në Prishtinë

12 mini-bibliotekat e vendosura në 12 lagjet e kryeqytetit, u shkatërruan pa e prekur 12 muajshin.

Shkatërrimi i tyre po bën që këto shtëpi të vogla të dijes të rikthehen në forma më kreative dhe artistike.

Agon Ahmeti, drejtor i organizatës implementuese ‘ETEA’, tha për KALLXO.com se tri mini-biblioteka do të rinfunksionalizohen dhe do të zbukurohen me murale nga “MuralFest.”

Ahmeti tha se këto shtëpi të vogla të dijes do të funksionalizohen në sheshet e Prishtinës “Ibrahim Rugova”,  “Adem Jashari” dhe te Memoriali “Heroinat.”

Ai tha se ato do të rimbushen me libra nga “ETEA”, ndërsa objektet do të pikturohen nga artistët e organizatës “MuralFest.”

Ahmeti tha se janë tri alternativa për mini-bibliotekat tjera në kryeqytet edhe pse ende nuk ka diçka konkrete.

Sipas tij këto alternativa janë: të bëhet rifunksionalizimi me grafite duke përfshirë edhe zhvendosjen eventuale në pika me të sigurta;  të bëhet largimi i përkohshëm nga komuna dhe rivendosja pas renovimit e planifikimit më të sigurtë dhe shpërndarja e disa prej tyre në qytete tjera të Kosovës në partneritet me organizata lokale.

Me 5 nëntor 2019 ishte hapur mini-biblioteka e parë në lagjen “Dardania” për një kohë të shkurtër u shkatërrua.

Të gjitha mini-bibliotekat në lagjet e Prishtinës u vandalizuan, u vodhën e shkatërruan në forma të ndryshme dhe asnjëra prej tyre aktualisht nuk është funksionale.

Degradimi i kulturës përmes shkatërrimit të bibliotekave