Tre persona shërohen nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 3 persona me COVID-19.

Numri i të shëruarve tani ka arritur në 165 raste.

“Sot më 25 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e pesë (165) raste”, thuhet në komunikatën e IKSHPK.

Ky institut ka njoftuar se sot kanë dal pozitiv 28 raste në Kosovë me COVID-19, duke e cuar numrin në 731.

28 raste të reja me COVID-19, numri shkon në 731