Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi Nuk Qartëson Qëndrimin për Specialen

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dhënë mesazh të qartë nëse iniciativa e deputetëve për rëzimin e Gjykatës Speciale duhet ose jo të kaloj në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi i cili ishte pjesë e themelimit të speciales nuk ka dalë publikisht në mbrojtje të vendimeve të marra nga qeveria dhe kuvendi për themelimin e speciales.

Në një koment të tij të sotëm në rrjetin Twiter Thaçi ka komentuar nismën e mbrëmshme të 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin social “Twetter” tha të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. “Midis spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar presidenti. Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale, pasi nuk ka pasur prapë kuorum për të mbajtur mbledhje