Thaçi e mirëpret njoftimin e kryeministrit të Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar sot se ky shtet ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se e mirëpret njoftimin e kryeministrit izraelit.

“Unë e mirëpres njoftimin e Kryeministrit Izraelit (Benjamin) Netanyahu në lidhje me qëllimin e mirëfilltë për të njohur Kosovën dhe për të vendosur marerëdhënie diplomatike, Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik me Jeruzalemin”, ka shkrua Haçi në Twitter.