Foto: CNN

Tërmet 7.2 ballësh afër Haitit

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballësh ka goditur mëngjesin e sotëm një pjesë afër Haitit, nga i cili thuhet të ketë pasur viktima dhe dëme materiale, raporton CNN.

Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 13 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan.

Sipas këtij shërbimi, nuk ka asnjë paralajmërim ose kërcënim për cunami në zonë.

Një tërmet me magnitudë 7.0 që goditi Haitin më 12 janar të vitit 2010, la të vdekur midis 220,000 dhe 300,000 njerëz dhe mbetën të plagosur qindra mijëra të tjerë.

Përktheu: Emirjeta Vllahiu