Tensionet në Shkabaj për rrënimin e xhamisë pa leje, pas përplasjes me policinë, arrestohet një banor

Një banor i fshatit Shkabaj është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor në ditën kur në të njëjtin fshat ishin regjistruar edhe tensione me ç’rast policia kishte përdorur edhe sprejin për të shpërndarë masën.

Policia në njoftimin e fundit për ngjarjet e 24 orëve të fundit ka thënë se më 31.05.2024, është lokalizuar njëri nga të dyshuarit që sulmoi policinë përgjatë protestës që ndodhi një ditë më parë në Shkabaj nga banorët të cilët kundërshtonin rrënimin e xhamisë së nisur.

Tutje sipas njoftimit, gjatë arrestimit i njëjti kishte rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Si pasojë e kësaj, lëndime ka pësuar një zyrtar policor dhe vet i dyshuari të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com raportoi në lidhje me këtë ngjarje.

Mungesa e lejes për ndërtimin e xhamisë shkakton tensione në Shkabaj e përplasje mes banorëve dhe Policisë