Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Të martën Kurti udhëton në Bruksel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të martën do të udhëtojë për në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

“Kurti të martën do të udhëtojë në Bruksel dhe do të ketë një vizitë dyditore ku do të ketë takime me presidentin e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për politike të Jashtme, Josep Borrell”, tha ai.

Kurti në këto takime do të shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.