Tankset gjermane nuk do të dërgohen në Ukrainë deri në vitin 2024

Pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Sulmet nga forcat ruse u raportuan në qytetet kryesore anembanë Ukrainës, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kiev. 

Zyrtarët perëndimorë pohuan se për nga shtrirja, lufta mund të jetë më e madhja në Evropë që nga viti 1945. 

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) verifikoi mbi 6.8 mijë vdekje të civilëve në Ukrainë gjatë luftës që nga dhjetori 2022.

Lufta rezultoi në një krizë humanitare, pasi mijëra ukrainas u larguan në perëndim të vendit të tyre dhe jashtë vendit. 

Polonia fqinje regjistroi numrin më të madh të kalimeve kufitare nga Ukraina, me rreth tetë milionë që nga dhjetori 2022, e ndjekur nga Rusia, Hungaria dhe Rumania.

Sipas zyrtarëve ukrainas, numri i personave të vrarë në një sulm me raketa ruse në një bllok banimi në Dnipro është rritur në 35. Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha në videofjalimin e tij të fundit se në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë 15-vjeçare. Të paktën 73 persona u plagosën dhe 39 persona u shpëtuan deri të dielën pasdite. Qeveria e qytetit në Dnipro tha se 43 persona ende raportohen të zhdukur. “Shanset për të shpëtuar njerëzit tani janë minimale,” i tha Reuters kryebashkiaku i Dnipro, Borys Filatov. Mendoj se numri i të vdekurve do të jetë me dhjetëra.”

Duke marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën, ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën se ia arriti qëllimit. Një deklaratë e ministrisë e postuar në Telegram thotë se  “Të gjitha objektivat e përcaktuara janë goditur. Qëllimi i sulmit është arritur.” Megjithatë, ai nuk përmendi sulmin në ndërtesën e banimit Dnipro.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar në televizionin shtetëror rus Rossiya 1 se ai që ai e quan “operacioni ushtarak special” në Ukrainë ka marrë një momentum pozitiv. Sipas tij dinamika është pozitive dhe gjithçka po zhvillohet brenda kuadrit të planit të ministrisë së mbrojtjes dhe shtabit të përgjithshëm duke shpresuar njëkohësisht se ushtarët rusë do të arrinin më shumë fitore pasi Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit lindor ukrainas të minierave të kripës Soledar – një pretendim ky i cili po kundërshtohet autoritetet ukrainase.

Tanket e betejës nga rezervat industriale gjermane të kërkuara nga Ukraina nuk do të jenë gati për t’u dorëzuar deri në vitin 2024. Paralajmërimi nga prodhuesi i armëve Rheinmetall do t’i zbehë shpresat e Kievit zyrtar se premtimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’i dorëzuar tanket Challenger 2 do t’i inkurajonte vendet e tjera evropiane që ta ndjekin me shpejtësi shembullin. “Edhe nëse vendimi për të dërguar tanket tona Leopard në Kiev do të vinte nesër, dorëzimi do të zgjaste deri në fillim të vitit të ardhshëm”, tha shefi ekzekutiv i Rheinmetall, Armin Papperger, për gazetën Bild am Sonntag.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se vendi i tij do t’i ofrojë Ukrainës 14 prej tankseve kryesore të betejës Challenger 2 dhe mbështetje tjetër artilerie të avancuar në javët e ardhshme. Zyra e kryeministrit tha se Rishi Sunak e bëri këtë premtim gjatë një telefonate të shtunën në mëngjes me Volodymyr Zelenskiy si një shenjë e “ambicies së Mbretërisë së Bashkuar për ta intensifikuar mbështetjen tonë ndaj Ukrainës”. Ambasada e Rusisë në Britani tha se ky vendim vetëm se do të “intensifikojë” konfliktin edhe më tej.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se “tani është koha për të përshpejtuar dhe për të shkuar më tej dhe më shpejt” për t’i dhënë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet. Në një rubrikë për tabloidin britanik Sun të dielën, James Cleverly shkruan se ushtria ruse është në mbrojtje dhe morali midis trupave të saj është i dhimbshëm, duke fajësuar “gjendjen kaotike të logjistikës ushtarake ruse”.

Sipas Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s Ukraina mund të presë së shpejti më shumë dërgesa të armëve të rënda nga vendet perëndimore. “Premtimet e fundit për pajisje të rënda luftarake janë të rëndësishme – dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar Jens Stoltenberg për të përditshmen gjermane Handelsblatt të dielën. Aleatët perëndimorë do ta konsiderojnë dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë përpara një takimi në Ramstein të Gjermanisë të premten e ardhshme, ku qeveritë pritet t’i shpallin premtimet e tyre të fundit për mbështetje ushtarake.

Të dielën, këshilli i sigurisë i Bjellorusisë tha se stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore me Rusinë, që do të nisin të hënën, janë thjesht të natyrës mbrojtëse dhe do të fokusohen në misionet e zbulimit dhe mënyrën se si të pengohej një sulm i mundshëm. /The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala