Sveçla thotë se nuk e di ku janë duke u mbajtur policët e kidnapuar

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se aktualisht autoritetet kosovare nuk e dijnë ku janë duke u mbajtur policët e kidnapuar, nga forcat serbe.

Në një konferencë për media, Sveçla ka thënë se Serbia nuk brengoset fort për liritë dhe të drejtat e burgosurve.

“Nuk e dijmë ku janë duke u mbajtur policët tanë. Serbia nuk brengeset fort as për liritë dhe të drejtat e burgosurve, nuk brengoset as për fqinjësi të mirë, e as për de-eskalim të situatës” – ka thënë Sveçla para gazetarëve.

“Përgjegjësia kufitare është mbi të gjitha e KFOR-it, nga të cilët presim të dalin publikisht mbi atë çfarë ka ndodhur. Pas këtij rasti, gatishmeria e policisë është rritur”.

Sveçla ka thënë se faktet janë të qarta se policët e Kosovës kanë qenë thellë në territorin e Kosovës.

“Njësia antiterror, forenzika, krimet e rënda, prokuroria janë duke zhvilluar hetime intesnive, mbi të gjitha faktet e gjetura pror edhe informatat që vijnë. Dëshmitë janë të mjaftueshme që ka qenë një organizim i këtyre njësive, mund të them se në zonat kufitare cilido shtet mund të ndërmerr hapa të tillë kundër shtetit tjetër, nuk është diçka e pa arritshme por për vendet demokratike është e pa pranueshme. Kemi të vëjmë me dy vende, me dy situata të ndryshme”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar dje se tre zyrtarë policorë kufitar patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Kurti flet pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë