
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Sulmet nga qentë endacakë - LIVE
01.3.2021 - 22:17
Në emisionin e sontëm “Kallxo Pernime” trajtohet tema e qenve endacakë dhe trajtimi i tyre.
Sa qen endacakë janë në Kosovë?
Si bëhet trajtimi i tyre dhe çfarë buxheti ka ndarë shteti për hapjen e strehimoreve të reja?
Sa qendra për trajtimin e qenve endacakë janë hapur në vend?
Si duhet t’i shmangim sulmet nga qentë endacakë?
Çfarë thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e çfarë nga Komuna e Prishtinës?
Pse sipas OJQ-ve nuk u menaxhuan mirë qentë endacakë në Kosovë?
Për këto, por edhe të tjera, debatojnë Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, Habib Qorri nga Komuna e Prishtinës, Lamir Thaçi nga AUV dhe
Sadete Zariqi, avokate.