Specialët kryejnë bastisje në Peqan të Suharekës

Disa të shtëna me armë zjarri në fshatin Peqan të Suharekës e kanë vënë në lëvizje Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Raportime nga qytetarët kishin njoftuar policinë se para disa ditësh në këtë fshat dikush kishte qëlluar në ajër me pistoletë.

Në mëngjes njësi speciale kanë ndërhyrë duke bastisur shtëpinë e një 62 vjeçari duke zbuluar një pistoletë të prodhimit Jugosllav.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Shefin e Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili ka dhënë detaje në lidhje me këtë bastisje.

Ai ka thënë për KALLXO.com se gjatë mëngjesit të sotëm është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit N. E, 62 vjeçar, ku është konfiskuar një pistoletë prodhim jugosllav, pesë fishek dhe një karikator i pistoletës.

 

 

Arma e konfiskuar sot nga policia, Foto: KALLXO.com