‘Skenari i nënës’ pjesë e festivalit të filmit në Iver të Anglisë

Filmi dokumentar “Skenari i nënës” është përzgjedhur në konkurencën zyrtare të edicionit të sivjetëm të Festivalit të Filmit, “Lift-Off Global Network” në Iver të Anglisë.

Filmi dokumentar “Skenari i nënës”, me skenar dhe regji të Kastriot Saqipit dhe producent Gani Veseli, flet për personat me nevoja të veçanta. Filmi është dhënë premierë muajin që shkoi në Preshevë.

Lajmi për selektimin e këtij filmi në programin zyrtar të “Lift-Off Global Network”, për Kallxo.com është konfirmuar nga regjisori i filmit, Kastriot Saqipi.

Sipas tij, ky festival mbahet në tri faza.

“Faza e është në rrjet social, në Vimeo, ku votohet për  filmin. Nëse arrin të fitojë kalon në fazën e dytë. Kjo fazë mbahet në Angli dhe këtu do të jetë një juri që do të vlerësojë filmat për në fazën e finale. Faza e tretë, faza finale mbahet në Hollivud, ku dokumentari më i mirë shpërblehet me 75 mijë dollarë”, ka thënë Saqipi.