Shfaqja ‘Vdekja e hijshme’ jepet sot premierë në Preshevë

Shfaqja “Vdekja e hijshme” jepet sot premierë në ora 19:00 në Teatrin e Preshevës.

Kjo shfaqje me regji të Kastriot Saqipit dhe tekst të Mexhit Mehmetit, bazohet në legjendën e njohur shqiptare të Hasan Agës dhe çikës potureshë.

Regjisori preshevar, Kastriot Saqipi ka bërë regjinë e një sërë shfaqjeve teatrore e filmike, ndërsa ka marrë edhe çmime për shfaqjet e realizuara.

Shfaqja “Vdekja e hijshme” është realizuar nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatri i Qytetit në Preshevë.