Klinika Infektive - QKUK

Shtatë raste me Covid 19, po trajtohen në Infektivë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së,  më 20 maj janë të hospitalizuar 10 raste dhe prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 7 raste.

“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19, është si vijon: 3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv,  njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim të QKUK-së.

Gjithashtu sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar.

Dalin rezultatet e 211 testeve për COVID-19 në Kosovë