ShSKUK: 98 pacientë me COVID-19 janë me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 144 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 37 të tjerë post-COVID-19 janë duke marrë trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 67 pacientë. Kurse, 34 pacientë post-covid po marrin trajtimin mjekësor në klinikën e Pulmologjisë.

Tutje është bërë e ditur se në Spitalin e Gjakovës janë 16 pacientë, në atë të Pejës 9 pacientë, në Prizren 6 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës po ashtu 12 pacientë, në Ferizaj 4 pacientë dhe në atë të Gjilanit janë 11 pacientë.

Për dy javë në Kosovë janë konfirmuar 27 mijë e 100 raste pozitive me COVID-19.

Kosova të mërkurën (26 janar) ka shënuar rekord të rasteve pozitive të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimeve zyrtare të institucioneve shëndetësore në vend, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4,397 raste pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë rezultuar pozitivisht 190,793 qytetarë.

Në total, 3,002 qytetarë kanë vdekur nga COVID-19.