Ilustrim

Shqipëria mbyll pikat kufitare me Kosovën

Në kuadër të masave mbrojtëse nga coronavirusi, Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që pikat kufitare në mbyllen sot në ora 6 dhe të qëndrojnë të mbyllura deri më 15 mars, ora 24:00.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

“Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë ende nuk ka ndonjë rast të coronavirusit, ndërsa në Shqipëri deri më tani është raportuar për 23 raste.

VIDEO – Tirana e Durrësi zgjohen në “shtetrrethim” pas masave ndaj coronavirusit