Shefi i stafit të Trumpit raportohet se është infektuar me koronavirus

Mark Meadows, shefi i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump ka rezultuar pozitiv në koronavirus, është thënë në raportimet e mediave më 6 nëntor, duke cituar zyrtarë të administratës që kanë njohuri për diagnozën.

Meadows, i cili muajin e kaluar ka deklaruar se “ne nuk do të mund ta kontrollojmë këtë pandemi”, ka udhëtuar me Trumpin në Ditën e Zgjedhjeve dhe për herë të fundit është parë në publik më 4 nëntor, në selinë e fushatës së Trumpit.

Një fotograf ka shfaqur Meadows, i cili nuk ka pasur të vendosur maskën, në një dhomë dhe dhjetëra punëtorë të fushatës.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar të komentojë për diagnozën e tij, sipas raportimeve të mediave.

Ende nuk është bërë e qartë kur Meadows ka rezultuar pozitiv në test dhe sa serioze janë simptomat e tij.

Kjo diagnozë shënon rastin e fundit të personave të infektuar në rrethin e ngushtë të presidentit.

Dy javë më parë, shefi i stafit të nën-presidentit Mike Pence dhe ndihmës të tjerë, po ashtu kanë rezultuar pozitivë në koronavirus.

Trump, Zonja e Parë, Melania Trump, djali i tyre Barron dhe shumë të tjerë janë infektuar me koronavirus në fillim të muajit tetor, pas një ceremonie të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë për të shpallur nominimin e Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme.

Barret është konfirmuar si gjyqtare në këtë gjykatë.

Pas Meadows pati thënë se pandemia nuk mund të kontrollohet, ish-nënpresidenti Joe Biden, sfiduesi i Trumpit në zgjedhjet amerikane, ka thënë se kjo deklaratë tregojnë se administrata ka “ngritur flamurin e bardhë të humbjes” dhe shpreson se duke e injoruar atë, virusi do të largohet.

Menaxhimi i pandemisë së koronavirusit nga Trumpi, ka qenë çështje kyçe për votuesit në zgjedhje.

Më shumë se 236,000 persona kanë vdekur në SHBA nga COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, derisa më shumë se 1.2 milion persona janë infektuar, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins./REL