Foto: Samsung
Samsung Galaxy i ri vjen së shpejti: Pesë gjëra që presim t’i shohim
Seria e ardhshme e pajisjeve mobile Samsung do të lansohet më 9 shkurt.
Përfaqësuesit e fundit të serisë Galaxy do të bëhen publik së shpejti. Këtë vit, ndryshe nga të mëparshmit, mund ta hasim një kthesë interesante që përfshin largimin e një prej telefonave inteligjentë të preferuar të Samsung me koston e ‘kanibalizimit’ të shitjeve të veta.
Lamtumirë për Note
Historia e modifikimit të linjës së produkteve nuk vjen si një surprizë e madhe. S1 i vitit të kaluar mori mbështetje për S-Pen, me sugjerime se S22 Ultra, pajisja e tyre e ardhshme premium, mund t’i ngjajë gjithnjë e më shumë Note. Thashethemet e fundit për telefonin e mençur konfirmojnë gjithashtu bashkimin e veçorive të Note me ato të Galaxy, me njoftimet për ekranin më të madh deri tani dhe, së fundi, vrimën në të cilën më në fund do të mund ta ruajmë stilolapsin dixhital.
Arsyeja që Samsung e ka braktisur pothuajse plotësisht Note-in qëndron në përzierjen e veçorive të Galaxy S dhe Note më të fuqishëm. Nëse të dy produktet do të mbeteshin akoma pjesë e tregut, ato do të ishin shumë të ngjashme, duke ngatërruar klientët dhe përfundimisht duke bërë që njerëzit të mos blinin njërin në kurriz të tjetrit. Në këtë mënyrë ne kemi Note-n më të shtrenjtë me një silo S Pen, një ekran masiv dhe pajisje dhe softuer që do të jenë në gjendje t’i mbështesin të gjitha.
Procesori ADM Exynos
Nëse do t’i besohet Insajderit Dohyun Kim dhe ëinFuture, në Evropë ne mund ta shohim përsëri Galaxy S me një procesor të veçantë nga ADM ndërsa amerikanët do të marrin Qualcomm. Arsyeja pse Galaxy i fundit është gjithashtu interesant për ne është futja e teknologjisë Ray tracing në pajisjet celulare – telefoni i ri i mençur, të paktën në aspektin grafik, mund ta kthejë botën e lojërave celulare përmbys.
Veçoritë
Tri modelet kryesore të Galaxy S22 do të kenë një sensor tejzanor të gjurmëve të gishtërinjve. Për sa i përket veçorive, baza S22 dhe S22 Plus, megjithatë, do të jenë më shumë si Galaxy S21 dhe S21 Plus. Vetëm Galaxy S22 Ultra vjen me mbështetje UëB për të ofruar përputhshmëri me varëse Galaxy SmartTag Plus, shkruan TechEngage.
Gjerësia e ekranit, bateria dhe ndriçimi i ekranit gjithashtu do të ndryshojnë nga seritë e mëparshme. ëinFuture shkruan se diagonalja do të reduktohet me 0.1 inç, por do ta ketë një suportim me 120 Hz. Gjithashtu është planifikuar të rritet ndriçimi nga 1500 në 1750 nits krahasuar me 1300 nits të vitit të kaluar. Së fundi, bateritë në telefonat inteligjentë do të variojnë nga 3600 mAh deri në 4500 mAh.
Kamera të reja
Samsung ka njoftuar se do t’u ofrojë përdoruesve të telefonave dy modele të serisë S22 dhe ata do të kenë një modul të dalë me tri lente.
Ndërkohë që pamja nuk do të dallohet nga modelet e kaluara, performanca e kamerës po rritet. Sipas WinFuture, S22 dhe S22 Plus do të kenë një sensor kryesor 50 MP të çiftuar me një lente ultra të gjerë 12 MP dhe një lente telefoto 10 MP. Sensori i madh 50 MP do t’u japë përdoruesve të Galaxy një mjet shumë të dobishëm për të shkrepur në errësirë dhe për të punuar në realitetin e shtuar./TechEngage