Rusia pranon për herë të parë se ka humbje në radhët e ushtrisë së saj në Ukrainë

Për herë të parë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar se po i shkaktohen humbje në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.

“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha Ministria e Mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, raporton BBC.

“Humbjet e pësuara nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”, thuhet në deklaratë.