Poloni, Foto: Pixabay

Rritja e numrit të emigrantëve 11-fish, Polonia po e rritë kontrollin në kufi me Sllovakinë

Polonia po e rritë kontrollimin në kufirin e saj me Sllovakinë përkohësisht deri më 22 nëntor, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të emigrantëve për të hyrë nga territori sllovak.

Sipas të dhënave të qeverisë sllovake të publikuara në tetor, numri i emigrantëve që arrijnë në Sllovaki, pjesa më e madhe nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, është rritur 11-fish, afër 40 mijë këtë vit.

“Kontrollimi kufitar… do të zgjas për periudhën nga 3 nëntori 2023 deri më 22 nëntor 2023”, thuhet në një rregullore të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës së Polonisë.

Kontrollimet e përkohshme në kufi u lajmëruan më 4 tetor, duke thënë se “është një kërcënim serioz i imigracionit në mënyrë të paligjshme nga një pjesë e njerëzve sllovako-polak të kufirit shtetëror”.

Sipas rregullores së fundit, kufirin mund ta kalojnë me tetë vendkalime rrugore, tre hekurudhore dhe njëmbëdhjetë vendkalime për këmbësorë.

Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, Hungaria, Austria dhe Gjermania, të gjitha këto shtete janë pjesë e Zonës Shengen të Bashkimit Evropian.

Në shtator, Gjermania tregoi se do t’i bëjë kontrollet në kufijtë bashkë me homologët e saj, pasi vendet po përballen me rritje të migrimit dhe BE-ja bën një pakt të ri në kuadër të migracionit, që do t’i rishikojë rregullat për trajtimin e ardhjeve të parregullta./Reuters