Rritet numri i vdekjeve në Kosovë nga COVID-19

14 persona kanë pësuar me fatalitet nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërkaq gjatë kësaj kohe, 114 persona janë shëruar dhe janë shënuar 172 raste të reja me coronavirus.

Një ditë më parë në Kosovë, ishin shënuar 12 vdekje brenda 24 orëve.